Sot në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan është folur për rënien e flokëve. Mjekja dermatologe Amarda Cenko ka treguar se kur duhet të shqetësohemi për rënien e flokëve dhe kur mund të jetë si pasojë e vjeshtës.

Mjekja ka listuar edhe disa sëmundjet që mund të çojnë në rënie floku që nuk duhen neglizhuar aspak.

“E rëndësishme është të kuptojmë nëse kemi probleme autoimune, probleme sëmundje infektive madje dhe ato seksualisht të transmetueshme. Një sifiliz ka një pamje tipike të rënies së flokëve, pra vatra të shumëfishta në pjesën e skalpit ose e shoqëruar me rënien e qimeve të mjekrës.

Ka dhe probleme të tjera, për shembull në gjininë femërore nëse ka ndonjë ovar polikistik, pra kemi një imbalancë hormonale. Duhet të kuptojmë nëse është ndonjë problem i tiroides qoftë një hiperterozë ose tiroidit, një sëmundje imune. Ose pacienti është në një trajtim me kimioterapi, radioterapi. Pra duhet të bëjmë një diagnozë përjashtuese për të arritur tek problemi”, është shprehur mjekja dermatologe Amarda Cenko. /tvklan.al