Në një lidhje në Skype nga Gjermania, për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte mjekja shqiptare Blodina Beqaraj.

Në lidhje me situatën e krijuar nga virusi, mjekja shprehet se sot ne Gjermani është bërë një lloj liberalizimi, ku është lejuar hapja e disa objekteve.

Sipas saj, momentalisht situata po menaxhohet shumë mirë.

Mirela Milori: Keni hyrë në një fazë tjetër tani në përballje me COVID, nga dita e sotme mesa di janë hapur aktivitetet, si nisi kjo e hënë?

Blodina Beqaraj: Është bërë një liberalizim, por është i kufizuar. Janë hapur të gjitha objektet që kanë një sipërfaqe më pak se 800 metra katrorë sipërfaqe, janë hapur të gjitha butiqet, farmacitë vazhdojnë të jenë hapur, por jeta kulturore vazhdon akoma të jetë e mbyllur. Nuk janë hapur akoma restorantet, baret, klubet, shkollat, universitetet.

Mirela Milori: Si po përballohet në Gjermani deri tani?

Blodina Beqaraj: Mund të them që deri tani, situata është menaxhuar shumë mirë. Edhe këtu ka pasur nga 147 mijë të infektuar, momentalisht 85 mijë rezultojnë të shëruar dhe që kanë humbur jetën si rezultat i infenksionit nga COVID-19 janë diku tek 4500 persona. Por në një popullatë, që ka diku tek 83 milion banorë, mund të thuhet se momentalisht është i menaxhuar./tvklan.al