Mjekja Kolovani: Pritet rritje e rasteve të reja, virusi përhapet më shpejt në dimër



Mjekja Kolovani: Pritet rritje e rasteve të reja, virusi përhapet më shpejt në dimër

13:23 26/10/2020

Mjekja Entela Kolovani në një lidhje direkte me emisionin “Historia ime” ka treguar situatën në Spitalin Invektiv. Kolovani në fjalën e saj tha se situata do të përkeqësohet pasi virusi përhapet me shpejt në dimër për shkak të temperaturave të larta.

“Mendoj se ka shumë arsye dhe faktor që mendojmë se do ketë një shtim të numrit të rasteve. Jemi në tetor dhe ka një rritje të rasteve, normalisht këto faktorë kanë të bëjnë me disa faktorë dhe kanë të bëjnë me ndodhi të ditëve të fundit. Virusi është respirator dhe e shton aktivitetin gjatë dimrit, qëndrimi në ambiente të mbyllura favorizon përhapjen e virusit”, tha mjekja.

Kolovani shtoi se “për të qenë të sigurt që ne do kemi një numër të madh të rasteve të reja duhet që të zbatojmë të gjitha masat dhe të evitojmë sa më shumë këtë transmetueshmëri”.

Mjekja u shpreh se po punohet për rritjen e kapaciteteve spitalore pasi mendohet se do ketë rritje të rasteve dhe shtoi se  pacientët në çdo kohë janë në kujdesin e mjekëve dhe nëse nuk shtrohen në spital.

“Duke njohur hallkat e kësaj sëmundje edhe strategjia fokusohet aty. Javën e parë të sëmundjes, ku janë shenjat e para ka një ndjekje të pacientëve me mjekun e familjes, javën e parë nuk ka një risk të sëmundjes dhe ne vlerësojmë si do veprojë virusi. Parametrat e javës së parë shihet dhe se si do jetë ecuria e sëmundjes. Sigurisht që pacienti nuk lihet asnjëherë me ndjekje dhe ende pa dalë përgjigja e tamponit ai është nën kujdesin e mjekëve. Sigurisht që nëse do ketë shtim të rasteve do ketë dhe struktura të tjera për të pritur pacientë të tjerë me COVID”, u shpreh Kolovani./tvklan.al




Të ngjashme