Mjekja Entela Kolovani nga shërbimi Infektiv, ka treguar situatën në këtë spital. Në një lidhje direkte me emisionin “Historia Ime”, Kolovani tha se  ka një rritje të rasteve me COVID, por  dhe një shtim të rasteve që shtrohen në spital.

Në shërbimin tonë, sigurisht ditët e fundit shihet një rritje e rasteve me COVID-19, kjo përkon me diagnostikimin e personave me këtë sëmundje. Sigurisht që kemi një rritje të rasteve që hospitalizohen, që kanë një stad të avancuar të sëmundjes”, tha mjekja.

Kolovani shtoi se deri tani ka një situatë të balancuar të të shtuarve të rinj me të shëruarit. “Kemi një situatë të balancuar, me ata që shtrohen dhe ata të shërohen. Ka një ekuilibër dhe ka gjithmonë një numër shtretërish për pacientët e rinj”, shtoi ajo.

Mjekja më tej tha se po merren masa për spitale të reja për të përballuar situatën. “Në dijeninë time janë duke u marrë të gjitha masat dhe duke u përgatitur, ne jemi duke punuar në COVID dhe pa asnjë ndërprerje. Edhe COVID3 besoj se është gati me të gjitha kapacitet”, tha Entele Kolovani./tvklan.al