I ftuar në emisionin “Shije shtëpie” ka qenë mjeku alternative Irfan Gjeçi i cili ka treguar se si të qetësojmë kollën me disa çajra dhe informacione shumë të vlefshme për shëndetin tonë.

Ai e ka nisur me çajin e Dafinës i cili tregon se është një çaj i mrekullueshëm për qetësimin e kollës, ankthit dhe panikut. Mbi të gjitha është një ilaç për kurimin e Covidit pasi furnizon trupin tonë me oksigjen.

Irfan Gjeçi: Gjethja e dafinës është një gjethe hyjnore, po të shihni nëpër vendet e lashta, kisha, kudo gjenden dafina dhe quhet si bima e përjetësisë. Është e pasur me shumë oksigjen, ndryshon shëndetin tonë dhe panikun mendor. Në rastet kur kemi kollë ajo është qetësuese, duke qenë antivirale, antiseptike, është e pasur me vitaminën A, B, C, selen, magnez, zink etj. Madje dhe përftimi kur bëhet me vaj esencial i kësaj është magjik.

Vaji i dafinës mund të konsumohet deri në dy pika nën gjuhë, por kjo ka dhe një veti të veçantë. Kur bëjmë çfarëdo lloj çaji mund t’ja shtojmë. Kjo qetëson aparatin tretës por njëkohësisht ndalon dhe kollën. Pra 1 çaj me gjethen e dafinës do jetë i mrekullueshëm në kushtet e shtëpisë. Ne duhet të marrim 5 gjethe dafine në gjysmë litri ujë ose 10-15 gjethe për 1 litër ujë dhe mund ta pijmë 1 deri në 3 herë në ditë. E lemë të vlojë rreth 3-5 minuta.

Katerina Trungu: Sa herë duhet konsumuar kjo për të qetësuar kollën dhe nëse lidhet me Covidin, gjatë periudhës së Covidit?

 Irfan Gjeçi: Duke ditur që ne jemi të infektuar ne mund ta shtojmë, ta bëjmë 4-5 herë në ditë. Duke pirë çajin ti ndihmon frymëmarrjen tënde, kjo ndihmon mushkërinë dhe parandalon kancerin e mushkërisë. Relakson dhe organizmin, por duhet të dimë se çdo lloj çaji në mënyrë të veçantë çaji i dafinës na heq panikun, ankthin sepse ndihmon në oksigjenimin e mushkërisë. /tvklan.al