Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Virusi i gripit që qarkullon për më se një muaji në Shqipëri, duket se ka dhënë shenjat. Simptomat e tij janë, temperaturë e lartë, dhimbje koke, fyti dhe hundë, të njëjta me viruset e tjerë gripalë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe nga laboratori i Gripit, rezulton se vazhdon të qarkullojë po ai virus i një viti më parë.

Në spitalin Infektiv, janë paraqitur 5 raste vetëm dje. Mjekimi i rastit është marrë në spital, ndërsa kurimi vazhdon në shtëpi. Mbi kujdesin e këtyre të sëmurëve, mjeku infeksionist Arian Harxhi thotë:

Mjeku Arian Harxhi:- “Gripi nuk është një sëmundje e rëndë, për të cilën njerëzit duhen alarmuar, megjithatë duhet që përgjithësisht popullata të ketë disa njohuri të përgjithshme dhe të jetë e sensibilizuar. Gjithashtu duhet të kenë parasysh që subjekte apo persona të caktuar të cilët janë, që quhen persona risku, këto duhet të jenë më të kujdesshme ndaj gripit”.

Sipas mjekëve, të sëmurët kardiak, të moshuarit dhe fëmijët duhet të marrin vaksinën parandaluese për imunitet./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti