Prifti, GJKKO-s: Më presin persona për tu operuar

Mjeku Kardiokirurg Edvin Prifti i cili u arrestua pak ditë më parë teksa doli ne përgjimet e SPAK në lidhje me korrupsionin në Gjykatën e Krujës me anë të avokatit të tij mbrojtës ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshimin e masës së  sigurisë, nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Po ashtu, një tjetër kërkesë e cila është depozituar ketë te enjte është edhe kthimi i parave të sekuestruara me arsyetimin se janë të bashkëshortes se tij. Ai ka paraqitur edhe një para-kontratë ku bashkëshortja e tij ka përfituar nga shitja e një prone 350 mijë euro.

Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK në lidhje me doktorin Prifti, burimet për Klan Neës bëjnë me dije se në zyrën e doktorit është gjetur një zarf bosh ku në të cilin shkruhej emri i një pacienteje. Mësohet se ajo është ende e shtruar në spital dhe është marrë në pyetje nga prokurorët.

Po ashtu, mjeku i ka paraqitur gjykatës edhe një listë me personat e planifikuar që presin të operohen prej tij.

Në përgjimet e kryera nga SPAK, mjeku Prifti kishte zhvilluar një bisedë me sekretaren e Gjykatës së Krujës,  Manuela Mallkuqi, ku kjo e fundit i kërkonte favor për të asistuar në operacionin e nënës së saj.

Prifti akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, gjatë kontrollit të banesës, i’u gjet dhe sekuestrua një sasi e madhe parash kesh, rreth 250 mijë euro dhe 160 milion lekë.

Klan News