Mjeku flet për gjendjen e Schumacher, a do të ecë sërish kampioni i Formula 1?


Mjeku flet për gjendjen e Schumacher, a do të ecë sërish kampioni i Formula 1?

23:21 23/09/2020

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher duket se ndodhet larg shërimit të plotë që pas aksidentit në Alpet e Zvicrës në vitin 2013. Të paktën kështu është shprehur neurologu Erich Riederer.

Javën e kaluar, ish-drejtuesi i Ferrarit, Jean Todt, u shpreh se 51-vjecarit i duhej akoma të luftonte.

Ky lajm rriti shpresat e miliona fansave, por mjeku Reiderer hodhi poshtë pretendimet se Schemucher mund të përmirësohet.

“Mendoj se ai është në një gjendjë vegjetative. I zgjuar por pa reagim. Merr frymë, zemra i rreh. Mund të qëndrojë ulur, por nuk ka shpresa për më shumë”.

Schumacher qëndroi në koma për gjashtë muaj pas aksidentit, dhe u kthye në shtëpi mbas 254 ditësh, ku ka qëndruar deri më sot.

Në fillim të këtij viti, u tha se kampioni i Formula 1 iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale me qëllim rikuperimin e sistemit të tij nervor. Ende nuk dihen rezultatet e këtij operacioni. /tvklan.al



Të ngjashme