Një grua që ankohet për probleme me dëgjimin e saj ka shkuar në spital dhe mjekët zbuluan një merimangë që zvarritej brenda kanalit të saj të veshit.

Zonja Yi, nga qyteti i Zhuzhou në provincën Hunan të Kinës jugore, shkoi për vizitë në spital një ditë pas një ekskursioni që kishte zhvilluar me miqtë e saj.

Videoja tregon një merimangë të vogël që vrapon brenda rreth veshit të majtë të zonjës Yi ndërsa ekspertja ndriçonte me elektrik dore.

Merimanga shihej tepër e lëvizshme dhe madje afrohet drejt kamerës, duke u shfaqur në përmasa shumë më të mëdha në ekran.

Ekspertja e veshit, hundës dhe fytit, Dr Li Guoli, tha: Pacientja u ankua për një zhurmë në veshin e saj të majtë dje. Ajo erdhi këtu sot dhe ne përdorëm një otoskop elektrik për të gjetur një merimangë që zvarritet shumë afër daulles së veshit.”

Specialistja hoqi merimangën nga veshi i zonjës Yi dhe konfirmoi se ajo ishte ende “shumë e gjallë dhe e lëvizshme.

Dr Li këshilloi gjithashtu njerëzit që të jenë të kujdesshëm kur ecin nëpër pyll.

“Duhet të shkoni në spital dhe të kërkoni një specialist nëse ndonjë insekti hyn në veshin tuaj. Mos u përpiqni të ngjitni piskatore, shtupë pambuku ose lëndë të tjera në vesh”, u shpreh ajo. /tvklan.al