I ftuar në emisionin “Opinion”, mjeku Skënder Brataj është shprehur se java që ndodhemi momentalisht është javë në rritje përsa i përket të infektuarve me koronavirus dhe se përkon me dëmet e Qershorit.

Ai shprehet se i gjithë korriku është i rrezikshëm dhe mund të hapet Covid 2-shi. Mënyra e jetesës duhet të kufizohet si në çdo shtet të botës sepse nuk mund lësh jetën e njeriut në dorën e disa aventurierëve.

Blendi Fevziu: Sistemi shëndetësor a është i gatshëm ta përballojë situatën e Covid-19?

Skënder Brataj: Sistemi është i gatshëm, momentalisht jemi as në 30% të kapaciteteve që kemi. Ne tani kemi efektet e qershorit. Dëmi është bërë, rezultati që kemi tani është dëmi që është shkaktuar nga hapja e menjëhershme. Do të paktën 4 javë, domethënë nga java 0 që ti fillon hap masat, kontaktet, transmetohet virusi dhe ne në këtë periudhe jemi në fillimin e pasojave të qershorit. Kjo javë është në rritje dhe është java që përkon me dëmet e qershorit. Janë Covid 1, Covid 2, Covid 3, Covid 4 që janë që janë rreth 550 shtretër, janë bërë 256 respiratorë. Tani janë të shtruar rreth 84 pacientë të shtruar.

Blendi Fevziu: Jemi më keq seç kemi qënë në mars, rrezikojmë të shkojnë më keq projeksionet?

Skënder Brataj: Mendoj se së shpejti do hapim Covid 2-shin. Korrikun do ta kemi në ngritje, është maksimumi i dëmit që është bërë. Nëse qytetet do vazhdojnë në këtë mënyrë, nëse Tirana do vazhdojë me baret ngjeshur njëri me tjetrin, qyteti që do jetë transmetim komunitar i hapur dhe detyrimisht që do të kufizohet. Mënyra e jetësës do fillojë të kufizohet si në çdo shtet tjetër, nuk ka mënyrë tjetër. Nuk mund të lësh jetën e njerëzve në dorën e aventurierëve. Kështu që në një mënyrë po kërkohet dhe po insistohet me çdo kusht që njerëzit të ndërgjegjësohen që koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë edhe në moshë të re./tvklan.al