Mjeku në kërkim të faqes “fantazëm” që mashtron për të shitur ilaçe – TV KLAN

Mjeku në kërkim të faqes “fantazëm” që mashtron për të shitur ilaçe

Abuzimet në faqet online me shitjen e medikamenteve dhe përdorimi i emrit të profesionistëve në këtë fushë është një shkelje e rëndë. Pre e një faqeje të tillë online ka rënë edhe mjeku androlog Evin Dani.

Ai shprehet se është vënë në dijeni nga pacientë dhe miq për këtë faqe, e cila përdor emrin e tij, por deri tani nuk ka mundur ta identifikojë se kush fshihet pas saj.

“Jam shumë i shqetësuar. Po përdorin emrin tim, por më prishin reputacionin që kam në këtë fushë. Nuk e di kush janë, kam futur madje dhe krimin kibernetik për ta gjetur. Sapo t’i gjej kush janë do t’i drejtohem gjykatës”, thotë për Klan Plus mjeku Evin Dani.

Sipas ekspertit, shitja e këtyre produkteve online duhet të jetë më e kontrolluar nga autoritetet përgjegjëse, pasi rrezikojnë shëndetin e njerëzve. Edhe pse në këtë rast ky produkt nuk është i dëmshëm, sjell pasoja të tjera si dhe vonon që pacienti të shkojë te mjeku.

Klan Plus

Kategori
AktualitetKlan PlusTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione