Mjeku psikiatër Neli Demi ka shpjeguar sot se cilat janë karakteristikat e personave që bullizohen. Në një lidhje direkte me emisionin “Rudina” në Tv Klan, mjeku tha se gjithçka nis nga familja.

Ai shtoi se nëse një fëmijë nuk ndihet i sigurt në familjen e tij ai do e tregojë problemin dhe do kërkojë ndihmë, por këtu fillon dhe bullizmi. Por mjeku shtoi se bullizmi ndodh edhe në shkollë, kur mësuesit e ushtrojnë pushtetin që kanë në një mënyrë të gabuar.

Rudina Magjistari: Doktor Neli Demi dua t’u pyes, cilët janë personat që bullizohen? Çfarë karakteristikash kanë ata? Dhe po kështu personat që e kryejnë bullizmin?

Neli Demi: Është një pyetje goxha delikate në fakt, sepse në botëkuptimin tim besoj se në përgjithësi qoftë ata që bullizohen, por edhe ata që bullizojnë në një farë mënyre në një moment të caktuar janë viktima. Ajo gjë që e bën të mundur bullizmin është balanca e pushtetit, ka një disbalancë pushtetesh midis atij që bullizohet dhe atij që bullizon.

Sigurisht që figura të tilla siç janë mësuesit apo figura të tjera që kanë një lloj autoriteti e kanë mundësinë në rast se nuk kanë mënyra të tjera, që të ushtrojnë pushtetin në mënyrë abuzive. Edhe ky është bullizëm. Të bullizuarit sigurisht që… ka disa element  personal të cilët janë të lidhur ngushtësisht me historinë e marrëdhënieve brenda familjes.

fNëse një fëmijë ndihet i sigurt ndihet i sigurt brenda familjes e shfaq edhe në shoqëri. Nëse nuk ndihet i sigurt brenda familjes e tregon problemin dhe kërkon ndihmë dhe bullizimi bëhet sepse personi ndihet i pashpresë për ta ndihmuar./tvklan.al