Mjeku Pëllumb Pipero ka folur në një lidhje telefonike me emisionin “Opinion” në Tv Klan për 4 rastet e reja me koronavirus që u zyrtarizuan mbrëmjen e sotme, duke e çuar në 6 numrin total të të infektuarve në vendin tonë.

Mjeku Pipero konfirmoi që 3 nga të infektuarit janë familjarët të dy pacientëve të parë babë e bir të prekur me koronavirus. Ndërsa fëmijët e kësaj familje kanë rezultuar negativë nga analizat.

Unë nuk kam dijeni të saktë sepse rastet kanë qenë persona të kontaktit. Në dijeninë time janë 3. Nuk kam njoftim për rastin e katërt. Janë testuar të gjithë, 3 janë pozitiv. Në dijeninë time 3 raste kanë rezultuar pozitivë”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero. /tvklan.al