Mjeku psikiatër Neli Demi në një lidhje direkt me emisionin “Rudina” në Tv Klan ka treguar se ç farë është bullizmi. Mjeku u shpreh se bullizmi shfaqet në forma të ndryshme, në varësi të moshës, por shtoi se mund të shfaqet dhe brenda familjes.

Ai tha se kur ka një agresivitet të shtuar kundrejt një fëmije në familje nga fëmijët e tjera, atëherë kemi një rast bullizmi.

Në fakt në rast se do të diskutojmë përkufizimet, janë disa. Kryesisht përkufizmi është fokusuar tek moshat e vogla, por përdoret dhe në mosha të tjera siç është ngacmimi. Agresiviteti misdi vëllezërve dhe motrave brenda familjes. Është pak a shumë e njëjta gjë., por tashmë bulëzimi sapo vjen dhe po fokusohet më shumë në moshat shkollore”, u shpreh ai.

Më tej psikiatri tha se shenjat e para të bullizmit shfaqen që në moshat shumë të hershme, kur fëmiëjt janë në kopsht apo parashkollorë.  

Pavarësisht se shenjat e para të sjelljes së bullizmit, mund të shihen dhe në moshat parashkollore apo në kopsht dhe në moshat e vogla. Të gjithë kanë një qasje kulluese, ata që shprehin agresivitetin ndaj fëmijëve të tjerë. Por dhe predispozitat për të qenë viktimë e bullizmit shihet shumë herët”, shtoi mjeku psikiatër./tvklan.al