“80% e të prekurve nuk kanë shenja, të izolohen në shtëpi

Mjeku për sëmundjet infektive dhe tropikale, Mijomir Pelemis, ka qenë në fillimet e tij në mjekësi kur kishte rënë Variola Vera. Në vitin 1972, më 12 Mars kishte nisur nga Kosova në tërë ish-Jugosllavinë me 40 viktima. Por, beson se në atë kohë nuk kishte aq panik. Si një nga ekspertët që kryesojnë krizën e korona virusit në Serb, Pelemis i ka kushtuar kohë kërkimeve shkencore. Është kundër panikut dhe mbylljes pavarësisht që edhe vet në moshë i takon grupit më të rrezikuar. Serbia ka zgjedhur të përballet më lehtësisht duke marrë masa graduale.

“Natyrisht se ne nuk e kemi marrë joseriozisht këtë sëmundje. Por, e kemi pranuar që ekziston një infeksion i ri me të cilin duhet të luftojmë dhe për të cilin nuk dimë gjithçka, por dimë mjaftueshëm se çfarë të bëjmë dhe si të sillemi. Ne na duhet bashkëpunimi i qytetarëve që të zbulojmë pacientët e sëmurë rëndë dhe që janë të infektuar që të mos vijnë vonë në spital apo kanë infektuar shumë njerëz të tjerë”.

Dr. Pelemis gati i nevrikosur ka folur nëpër konferenca për shtyp duke sqaruar që nuk ka rrezik nga takimet në publik dhe nuk ka parë arsye për mbylljen e shkollave. Kur gjendja është nën kontroll, beson mjeku, është më lehtë të ndiqet origjina e infeksioneve. Është i sigurt se bota do ta fitojë këtë epidemi si gjithë të tjerat, pavarësisht se duhet kohë për ilaçin.

“Absolutisht jam kundër karantinave pasi ajo jep rezultate të këqija. Është mirë që sa më shumë njerëz që nuk janë seriozisht të sëmurë, por janë të infektuar, të jenë në shtëpi dhe të mos kenë kontakte. Rreth 80 për qind e të infektuarve nuk kanë asnjë lloj dhimbjesh dhe ne andaj insistojmë që t’i çojmë në shtëpi dhe jo nëpër kazerma apo spitale pasi kjo është tërësisht e panevojshme”.

Udhëzimet e doktorit serb janë që qytetarët t’i përmbahen rregullave dhe të bëjnë kujdes të shtuar. Serbia ka teste të mjaftueshme, por thotë se komunikimi me qytetarët është ajo që mund të fitoj epërsi në kontrollin e shtrirjes së armikut të padukshëm.

Tv Klan