Një 66-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Itali ditën e sotme në zonën Villanova di Cepegatti. Sipas mediave italiane, viktima ishte mjek me profesion i cili po udhëtonte me dy kolegë të tjerë në një automjet tip “Mercedes-Benz B Class”.

66-vjeçari ndodhej në pjesën e pasme të mjetit kur makina humbi kontrollin dhe doli nga rruga e më pas u përmbys. Mjeku shqiptari doli nga kabina e automjetit dhe përfundoi në rrugë. Ai ndërroi jetë menjëherë për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi. Identiteti i 66-vjeçarit shqiptar nuk është bërë i ditur, ndërsa dy kolegët e tij kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital. Gjendja e tyre shëndetësore nuk bëhet me dije.

Autostrada ku ndodhi aksidenti u bllokua për disa minuta. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje. /

tvklan.al