Mjeku shqiptar në Austri, Arben Kuçani, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin vaksinat kundër Covid, pasi sipas tij është një shans unikal që u jepet qytetarëve.

Kuçani tha se nuk duhen parë efektet anësore, pasi të gjitha vaksinat kanë probleme dhe shtoi se ai ka marrë vetë dozën e parë dhe nuk ka asnjë problem.

Nëse të ofrohet një vaksinë, është një shans unikal për momentin dhe askush nga ne nuk e ka luksin që të refuzojë një vaksinë. Në momentin kur unë bëra vaksinën pata një çlirim shpirtëror dhe të gjithë ata që e marrin vaksinën janë më të qetë.

Por se sa do na mbrojë nuk e dimë akoma, do e shohim më vonë. Por atyre që do u ofrohet një vaksinë  duhet ta marrin menjëherë dhe nuk duhet që të shihen fare efektet anësore. Unë jam vaksinuar me Pfizer, nuk ka pasur asnjë efekt anësor, problemet filluan kur nisën lajmet në media“, tha mjeku./tvklan.al