Një mjek është akuzuar për përdhunim dhe vrasje të një infermiere në një festë të organizuar mes mjekësh, ku nuk ka munguar as alkooli.

Dr Andrey Suragin, 30 vjeç, u arrestua nën dyshimin e vrasjes së 21-vjeçares Irina Zhuk në spitalin rus, ku ata të dy punonin.

Ai u tha detektivëve se kishte qenë i dehur dhe nuk kujton se çfarë kishte ndodhur pas ahengut me mjekët e spitalit në rrethin Fatezh. Dëshmitarët thanë se mjeku i martuar dëshironte të kishte një lidhje me infermieren dhe e kishte ngacmuar vazhdimisht, por ajo e kishte refuzuar atë. Të dy punonin në zonën e kuqe të spitalit të trajtuar pacientë me Covid-19.

Elena, një e afërme e infermieres të vdekur, tha: Është një histori e tmerrshme. Ata thonë se ashensori në spital ishte i mbuluar me gjak. Ajo pësoi fraktura të brinjëve dhe dëmtime të tjera. Ai e kishte ngacmuar seksualisht.

Familja e saj tha se ajo kishte qenë në detyrë dhe nuk po merrte pjesë në një aheng ku mjekët po pinin. Irina kishte gjithmonë ëndërr të bëhej doktoreshë dhe kishte nota të shkëlqyera në Universitetin Shtetëror të Mjekësisë Kursk.

Komiteti Rus i Hetimeve tha se një hetim vrasjeje po fillon.

“I dyshuari i shkaktoi asaj lëndime trupore dhe e shtypi qafën e viktimës me duart e tij. Vdekja e saj ishte nga asfiksia”, thuhej në deklaratën e Komitetit Rus të Hetimeve.

Nëna e saj Natalya Zhuk postoi në rrjetet sociale: Zemra e saj ka pushuar së rrahuri. Kjo krijesë qiellore u vra mizorisht nga një doktor-ujk. Varrimi i saj do të bëhet të hënën.

Miqtë thanë se Irina kishte një të dashur në ushtrinë ruse dhe kishte refuzuar ngacmimet e mjekut.

Dr Suragin ndodhet në paraburgim gjatë hetimit. Gruaja e tij Anastasia punon në një nga impiantet kryesore të Rusisë që prodhon pajisje për mbrojtje nga rrezatimi, kimike dhe biologjike. /tvklan.al