“Smeg Albania”, nismë për mbështetjen e personave me sindromën down

Një tjetër markë ndërkombëtare e hotelerisë me 5 yje, si Mk Hotel, i shtohet ofertës turistike në Shqipëri.

Vetëm 1,4 km nga Aeroporti i Rinasit, mes një natyre relaksuese dhe shërbimi maksimal Mk Hotel Tirana është gati të mirëpresë klientët e saj.

Mbi 500 miq e bashkëpunëtorë u mblodhën për të festuar hapjen zyrtare.

“Ne e hapëm në 2007 hotelin tonë të parë dhe tani numerojmë 30 hotele në Gjermani, Angli, Kroaci e tani në Shqipëri. Duke parë se si po levizin gjërat në Shqipëri mendoj se është një investim i suksesshmëm”, shprehet drejtori i Mk Hotel.

“Një zgjedhje fantastike e vendit midis portit dhe aeroportit, veriut dhe jugut, dhe po pres hotelin e radhës që do të ndërtohet në Shqipëri”, thotë ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe një ankand i organizuar nga SMEG Albania, kompania italiane e prodhimit të pajisjeve elektroshtëpiake në bashkëpunim me artistin Markel Capo.

Një nismë sociale me synimin e qartë që të ardhurat nga shitja e këtij frigoriferi t’i shkojnë fondacionit “Down Sindrome Albania”. 

“Jo më kot kemi zgjedhur frigorigerin FAB, i ideuar ne vitet 50’”, deklaron Klodian Sulejmani, administrator i SMEG Albania.

“Ai që do ta marri do të ketë jo vetëm një vepër arti, por do të bëjë diçka për Down Syndrome Albania”, thotë artisti Markel Capo.

Dhe fituesi nuk vonoi. Të ardhurat do të përdoren për terapitë e fëmijëve me sindromën down.

Tv Klan