Laburistët tentojnë rrëzimin e Kryeministrit

Ende pa mbushur një muaj në krye të qeverisë, Boris Johnson do të përballet me mocionin e parë të mosbesimit në Parlamentin britanik.

Laburistet opozitarë pritet të dërgojnë për votim kërkesën për të rrëzuar nga detyra Kryeministrin. Lideri i opozitës Jeremy Corbin tha se Johnson është i fiksuar pas Brexitit, pa marrë parasysh pasojat e rënda për vendin të një dalje pa marrëveshje nga Unioni.

“Ne do të dërgojmë një mocion mosbesimi në Parlament kundër kësaj qeverie, në përpjekje për të ndaluar një Brexit pa marrëveshje. Kryeministri duket i dëshpëruar për ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE-ja më 31 Tetor pa një marrëveshje, çka do të sillte probleme të mëdha në industrinë ushqimore, tregti, punësim dhe investime”.

Shkëputja me çdo kusht nga BE, ishte premtimi kryesor i Kryeministrit Johnson në fushatën zgjedhore.

Por për të arritur shumicën në Parlament, Corbin do t’i nevojiten votat e partive të vogla, si edhe të deputetëve rebelë brenda konservatorëve.

Mbështetja e parë për të rrëzuar Johnson i erdhi nga skocezët. Kryeministrja u shpreh pro bashkëpunimit me çdo skenar që mban Britaninë e Madhe brenda Bashkimit Europian.

Tv Klan