Përplasje të forta në Kuvend mes deputetëve

Me akuza e kundër akuza është karakterizuar seanca e Kuvendit për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Arben Gashi nga partia inicuese e mocionit të mosbesimit LDK, ka përmendur raportet me SHBA dhe shkarkimin e ministrit të tyre si arsye të inicimit të këtij mocioni.

“Kryeministri ka vendosur të shkel një marrëveshje, marrëveshjen për koalicionin duke shkarkuar Veliun, pa u konsultuar dhe pa ofruar asnjë arsyetim”, tha Gashi.

 “Ju edhe mund ta tradhtoni votuesin tuaj i cili jam shumë i bindur që kësaj here s’është me ju. Ju mund edhe ta shtyni përpara një marrëveshje Thaçi-Vuçiç. Por kurrë s’mund të na mposhtini neve”, tha Rexhep Selimi.

“Ky është akt i vetëdorëzimit të kryeministrit pa dallim partiak përballë sfidave që po kalon vendi”, u shpreh Memli Krasniqi.

Kryeministri Albin Kurti ndërkaq ka deklaruar se presidenti ia ka konfirmuar atij se ka një marrëveshje të gatshme Kosovë-Serbi.

“A e dini çka ma përsëriti ai mua tri herë. Hiqe kryeministër taksën shkojmë bashkë në Ëashington e bëjmë marrëveshjen e  heqim qafe Serbinë përgjithmonë”.

Ndërkohë pati një përplasje Kurti-Haradinaj rreth tarifës ndaj produkteve serbe.

“Tarifën z. kryeministër e keni heq dhe e keni heq në konferencë për shtyp, nuk keni vënë reciprocitet siç keni paralajmëruar, por reciprociteti ka qenë një mashtrim”, u shpreh Daut Haradinaj.

Shkarkimi i qeverisë Kurti vjen në një kohë pandemie me koronavirusin me të cilën po ballafaqohet Kosova dhe e gjithë bota.

Tv Klan