Skënderbeu ruajti të pandryshuar diferencën e pikëve me ndjekësit, por surpriza e ndeshjeve të ditës së diel ishte Teuta që barazoi 1 – 1 në fund me Partizanin.

Durrsakët morën 1 pikë të çmuar në minutën e 95-të. Heroi ishte portieri Moçka që la portën për të provuar mundësinë e fundit për ekipin e tij. Njëlloj si portieri i Beneventos, Brinoli në Serie A ndaj Milanit, ai befasoi Hoxhën me një goditje me kokë brenda zonës. Më parë për Partizanin kishte shënuar Progni.

Tjetër fitore e Skënderbeut në kampionat. Ekipi i Ilir Dajës mundi me rezultatin 4 – 0 Laçin në Korçë. Aliti shënoi  pas 4 minutash lojë. Sulmuesi Sowe tregoi se është në formë duke realizuar 2 gola. Afrimi i merkatos së janarit Krasniqi shënoi pak minuta para fundit golin e katërt. Ky sukses e mban Skënderbeun 14 pikë nga Kukësi i vendit të dytë, që fitoi 2 – 1 sfidën në fushën e Lushnjes. Idrizi dhe Guri shënuan për miqtë, ndërsa Canka për vendasit.

Tv Klan