“Coco Channel” dhe “Yves Saint Laurent”: S’ka nevojë për kombinim

Zgjedhja e kombinimit të duhur për t’u dukur sa më bukur dhe elegante është një sfidë më vete në përditshmëri, dhe sidomos për femrat.

Por sipas “Coco Channel” dhe “Yves Saint Laurent”  kostumi është zgjedhja më e mirë për këdo. Kështu, referuar brandeve të njohura mund të vishesh shpjet dhe të dukesh moderne me një kostum që nuk të merr shumë kohë për ta zgjedhur apo për ta kombinuar.

Në javën e modës të Saint Laurent vihet re një dominancë e veshjeve klasike në koleksionin vjeshtë-dimër 2020 dhe një stil i tillë nuk konsiderohet më vetëm specifikë e meshkujve në të veshur, por edhe e femrave.

E zeza klasike, ngjyrat vibrante, dizajni me vija apo edhe kostumet e shkurtra nuk dalin kurrë nga moda. Veshje të tilla janë ideale për çdo event dhe pasja e kostumeve në garderobë konsiderohet si një investim i mirë për t’u dukur në formë pa ekzagjerime me detaje, temina apo shkëlqim të panevojshëm në ditët e zakonshme.

Kështu, modelet klasike dhe elegante që kanë kryefjalë modestinë, do t’i shohim të veshura nga meshkuj e femra përgjatë gjithë vitit.

Klan Plus