Moda 2020, zhurmë dhe ngjyra

Moda 2020, zhurmë dhe ngjyra

20:30 03/10/2019

Parisi mbyll javën e modës

Se cfarë do të veshim gjatë verës së ardhshme, përgjigjet u dhanë nga sitilstët që prezantuan koleksionet e tyre në New York, Londër, Milano dhe Paris. Zhurmë dhe ngjyra. Shumë dizajn, kuadrate, abstrakt, fantazi e lirë dhe shumë ngjyra të forta.

Marielle Bobo, drejtoreshë e modës në revistën “Essence”, thotë se jeshilja do të jetë ngjyra e sezonit.

 “Trendi më i madh që unë pashë në thuajse të gjitha sfilatat ishte rikthimi i jeshiles. Mendoj se do të jetë ngjyra e sezonit dhe jam shume e lumtur për këtë”, shprehet drejtoresha e modës.

Ajo që ra në sy në Londër ishte përdorimi i pendëve, detaj i vendosur  vecanërisht në fustane. Kurse Milano do të mbahet mend për stilin e xhunglës dhe sfilimin e Jennifer Lopez me fustanin ikonë.

Natyra dominoi edhe në Paris, jo vetëm në veshje por edhe dekorin e ambienteve ku zhvilloheshin sfilatat./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi