Stilistët frymëzohen nga oqeanet për kolekionet pranverore

Një dëshirë për arratisje dhe frymëzime të reja, por gjithashtu një mënyrë për të përballuar me një të ardhme të pasigurt. Sipas revistës, Vogue këto ndjesi janë parë në koleksionet e Burberry ,Versace, Simone Rocha dhe Marine Serre.

Yjet e detit nuk kanë tru dhe as enë gjaku, megjithatë ekzitojnë më shumë 2,000 specie. Ato janë krijesa të jashtëzakonshme dhe për këtë arsye janë kryefjala e verës për koleksionin e sezonit aktual të  Versaces. Nuk është hera e parë që Versace merret me oqeanet, ky koleksion ishte si një homazh i sflilatës së vitit 92 të dizenjuar nga vetë Giani Versace të titulluar “Trésor de la Mer”.

Simone Rocha vjen me një koleksion imagjinar romantik. Me një vizion apokaliptik të ndryshimit të klimës ku modelet mishëruan një proces adaptimi evolucionar.

Sirenat gjithashtu janë një tjetër subjekt ujor që stilistët e pëlqejnë shumë. I kemi parë në shfaqjen e modës së Burberry.

Marine Serre është një nga stilistet që gjithmonë e më shumë përdor pëlhura të realizuara nga shishe plastike të rikuperuara nga oqeanet.

Iris Van Herpen u frymëzua kësaj here nga oqeani në një mënyrë të re. Projektuesi Holandez bashkëpunoi me aktivistë nga Parley për oqeanet për një fustan mozaiku të ricikluar plastik.

Klan News