Stilistët propozojnë modelet e kostumeve të plazhit

Pavarësisht dilemave dhe hipotezave të shumta si pasojë e pandemisë, sezoni veror do të vijë me të gjitha ngjyrat, energjinë dhe atmosferën e tij.

Dhe këtë e tregojnë ngjyrat dhe modelet e kostumeve të plazhit, të propozuara nga stilistët për këtë verë.

Protagonist në këtë sezon është kostumi trup, i cili thekson format dhe siluetën. Vjen në fantazi dhe ngjyra të ndryshme.

Nuk mund të mungojë kostumi në dy pjesë, pjesë e çdo vere dhe i preferuar nga shumica e vajzave.

Motivet janë të shumta, lule njëngjyrëshe, viza, vintage etj.

Për një luk joshës në orët e mbrëmjes, nuk duhet të mungojë një fund i gjatë ose pantallona të shkurtra.

Tv Klan