Muaji Shtator sjell jo vetëm Vjeshtën, por edhe trendet e reja. Edhe pse pandemia e Covid-19 ka bllokuar prezantimin e shumë koleksioneve, stilistët vijojnë punën e tyre duke sugjeruar veshjet që do të duhen të jenë në garderobë.

Pantallonat e lëkurës mbetet trendi kryesor. Të kombinuara me bluza të holla, këmisha si dhe me xhaketa sipër ato ju bëjnë të dukeni shumë bukur.

Veshjet e stilit viktorian me ngjyra të errëta si dhe të ndezura janë tendenca më e re për këtë Vjeshtë. Stilistët sugjerojnë që edhe aksesorët të kenë të njëjtin stil kaq klas dhe të bukur. 

Xhinset si stili kauboj por edhe të ngushta janë të vetmet të cilat të pranishme në çdo stinë të vitit të cilat mund të kombinohen me bluza, triko, atlete, bluza të holla dhe të trasha, këmisha dhe sandale etj.

Ngjyra bezhë, veçanërisht në veshje, është sinonim i pamjes luksoze. Nuk ka rëndësi nëse veshja juaj është markë apo e lirë, nëse është bezhë do të dukeni gjithnjë e veshur klas.

Po ashtu, edhe xhaketat japin një tjetër pamje dhe do të dukeni më elegante në çdo moment të ditës. Ngjyrat  blu , jeshile, lejla si dhe tullë janë atë që do të dominojnë më së shumti në xhaketat këtë sezon.

Klan Plus