Ngjyra të ndezura, kapele të mëdha kashte dhe syze ekstravagante, kjo është tendenca e kësaj vere në plazh

Vajzat këtë vit prezantohen energjike me shumë fantazi, pasi stilistët sugjerojnë kostume në tonalitete të forta ne plazh, si e kuqe, jeshile mente, blu e ndezur, dizajne stil barok, por edhe ngjyra pastel me shkëlqim.

Syzet, elementë kyç në lukun veror, duhet të jenë sa më të ekzagjeruara, të mëdha apo të vogla, nuk ka rendësi, mjafton të kenë stil, por edhe ngjyra, mundësisht me efekt pasqyre.

E zeza ndërkohë, shpesh shumë impenjative për detin dhe diellin, këtë verë zëvendësohet me elementë të rrjetës dhe forma asimetrike.

Kashta nuk ka ikur asnjëherë nga moda e plazhit, por këtë vit është esenciale. Çantat dhe kapelet e  kashtës japin një luk jo vetëm romantik, por edhe të një superstari.

Sa u përket sandaleve apo shapkave këtë vit janë detajet që bëjnë diferencë, një lule apo fjongo e stilit retro shton dozat e feminitetit.

Tv Klan