Prezantohen koleksionet pranverë-verë 2021

Java e modës në Shangai është fokusuar tek mitologjia kineze, duke ndërthurur në koleksionet e reja pranvere-verë 2020 një ndërthurje të klasikes kineze me bashkëkohoren.

Koleksione që kalojnë kufijtë, motive të modës perëndimore që flenë mirë me mitet e lindjes, duke bërë që mbase për herë të parë pas shumë vitesh kinezet të shkëputen nga mania për modën europiane dhe amerikane për të blerë më shumë produkte origjinale vendase.

Stilistet thonë se ka një rritje të interesit edhe në fushën e dizajnit, e cila ka çuar rritjen e numrit të markave të ndryshme vendase.

Java e modës në Shangai do të organizojë gati 100 shfaqje te drejtpërdrejta dhe shumë të tjera online.

Tv Klan