“Stay hungry, stay foolish”,

një ftesë e njohur kjo e Steve Jobs për të mos humbur ambicien dhe për të guxuar, por që vlen edhe në modën e kësaj vjeshte. Gjithçka duhet të bëni është të eksperimentoni, sepse sot eleganca ka përjashtuar paragjykimin.

Luku i kësaj vjeshte nis që në koleksionet “Easy to wear”, tek ngjyrat e të ardhmes dhe deri tek aksesorët e destinuar për tu shndërruar në kult.

Këpucët mokasini për këtë vjeshtë janë një detyrim si për femrat dhe për meshkujt, duke i qëndruar stilit të viteve ’50.

Fondamentale për gardërobën tuaj janë pantallonat kaki, të cilat janë të rehatshme, dhe të përshtatshme për eventet tuaja ditore. Por kjo vjeshtë lejon edhe lukun tejet sportiv.

Nëse doni pastaj të keni pamje ikonike, duhet patjetër të blini syze 649, të realizuara për herë të parë në vitin 1957.

Tv Klan