Modë dhe politikë në Brazil

Posta

Modë dhe politikë në Brazil

18:22 14/10/2019

Java e modës e mbushur me mesazhe sensibilizuese

Nuk është një protestë, por java e modës në San Paolo të Brazilit. Pankartat e modeleve nuk kanë mesazhe mode, por politike.

Situata e vështirë në vend, si zjarret masive, ekonomia në rënie apo edhe presidenti i debatuar i krahut të djathtë, Bolsonaro kanë frymëzuar ose detyruar krijuesit e modës të mbajnë një qëndrim, duke politizuar kështu edicionin e 47 të javës së modës në San Paolo.

Tonet politike sigurisht që ishin ndërthurur me stil, ngjyra vjeshte dhe esktravagancë.

Për vetë stilistët, aktivizmi në pasarelë e bën modën me të prekshme, të hapur ndaj të ndryshmes dhe më demokratike.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi