Prezantohet koleksioni për femra 2022

Sfilatë në ‘Athinën e lashtë’. Kjo është forma që shtëpia e famshme franceze e veshjeve Dior zgjodhi këtë javë për të ekspozuar një koleksion të veçantë për vitin 2022 për femra. Modelet prezantuan në stadiumin e lojërave Panathinike, veshjet e këtij koleksioni që ndërthurin motive të së tashmes me ato të Athinës së Lashtë.

Dominon ngjyra e bardhë e mermerit dhe gurëve, me të cilët janë ndërtuar objektet që datojnë gjatë mijëvjeçarit e parë para Erës sonë. Është përfshirë po ashtu edhe bluja e detit dhe ngjyra e arit.

Në të njëjtat motive janë edhe veshjet sportive me kapuç dhe atlete. Përmes këtij koleksioni, stilistja italiane Maria Grazia Chiuri është përpjekur të sjellë përshtatjen e femrave në periudha të ndryshme të qytetërimit tonë, përshtatje e cila ka kaluar mes sfidash të shumta.

Tv Klan