Operacionet plastike janë kthyer në një trend vitet e fundit, madje edhe për moshat e reja. Edhe pse kanë qenë gjithmonë vajzat ato që kryenin më së shumti operacione plastike, duket se edhe djemtë nuk mbeten pas.

Franci Popoçi është një model 20 vjeçar. Ai ka pranuar haptazi se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në buzë. Ndërhyrjen e parë e ka bërë në moshën 17-vjeçare dhe e fundit ka qenë para dy muajsh.

I riu ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku rrëfeu se nuk e ka aspak problem që i ka rritur buzët. Edhe pse jetojmë në një shoqëri me mentalitet, Franci tha se nuk i intereson se çfarë mendojnë të tjerët.

Modeli rrëfeu se ka pasur ngacmime edhe nga meshkujt pas ndërhyrjeve që ka bërë në buzë.

Franci Popoçi: Për momentin me buzët jam shumë Ok. Pas një farë kohe mendoj për pjesën e ballit, detox-it. Personi kur i bën ndërhyrjet i bën që të duket më bukur, nuk i bën për radhë.

Rudina Magjistari: Ti duke u zbukuruar bëhesh aq i bukur saqë edhe meshkujt duhet të të ngacmojnë?

Franci Popoçi: Të bukurin e ngacmojnë dhe engjëjt.

Rudina Magjistari: Të gjithë pra. Kështu që ke pasur ngacmime.

Franci Popoçi: Kam pasur pasi kam bërë ndërhyrjet. Edhe pas daljes sime në reklama, ka ngacmime, por jo në atë fazë që të dalë dikush para dhe të thotë që t’i ke bërë buzët dhe kam rënë në dashuri me ty. Nuk ka pasur, jo!/tvklan.al