Një modele 20-vjeçare është gjetur e pajetë në një jaht luksoz që kushton plot 140 milionë Dollarë. 20-vjeçarja Sinead McNamara punonte si pjesë e ekuipazhit të jahtit në pronësi të biznesmenit miliarder meksikan, Alberto Bailleres.

Jahti ka qenë i ankoruar prej disa ditësh në Kefalonia të Greqisë, kur trupi i pajetë i modeles është gjetur brenda. Shkaqet e ndarjes nga jeta të 20-vjeçares janë të paqarta, ndërkohë që policia greke ka nisur hetimet për vrasje.

Bëhet me dije se biznesmeni e kishte ankoruar jahtin që prej të martës, ndërsa Sinead McNamara po qëndronte aty së bashky me pjesën tjetër të stafit. Modelja ka 15 mijë ndjekës në Instagram, ku publikonte vazhdimisht foto nga pushimet e saj. /

tvklan.al