Në një lidhje Skype nga Barcelona për emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte modelja Aurela Hoxha. 

Spanja është një vend mjaft i prekur nga virusi dhe renditet e dyta në Evropë, pas Italisë për numrin e vdekshmërisë.

Aurela tregon se përpara se të shkonte në Barcelonë, ajo kishte qenë në Milano dhe situata ishte disi e rënduar dhe frika ishte e madhe.

Aurela Hoxha: Në këto momente jam në Barcelonë. Këtu nuk ka shumë që ka filluar mbyllja. Përpara kësaj unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turista, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë ne kaluan një frikë të madhe. Më pas u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe famija ime sepse në 27 Shkurt ishte dhe ditëlindja ime. Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht. Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë. /tvklan.al