Festivali i Kanës këtë vit ka mbushur 70 – vjeç. Në kalendarin Hollivudian ka qenë ngjarja më e nxehtë dhe më e rëndësishme, ku ka mbledhur edhe shumë yje të njohur. Një nga yjet që ka parakaluar në tapetin e kuq është edhe bukuroshja Bella Hadid.

Modelja 20 – vjeçare i ka mahnitur të gjithë me fustanin e saj ngjyrë rozë të lehtë por me një hapje shumë joshëse, të dizenjuar nga Alexandre Vauthier. Por për bukuroshen Hadid jo çdo gjë ka shkuar ashtu siç duhet, pasi fustani syve të publikut i ka dhuruar më shumë se ç’duhet. Por mesa duket Hadid nuk e ka vrarë shumë mendjen se çfarë i ka zbuluar fustani dhe shumë e qetë ka ngrënë edhe një akullore në hapjen e Festivalit në Kanë. /tvklan.al