Cara Delevingne njihet vazhdimisht për ndryshimet e vazhdueshme që ajo bën në pamjen e saj.  Së fundmi, modelja e njohur ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram, një foto ku shihet me flokë krejtësisht ndryshe.

Ajo shfaqet me flokë të zinj dhe duket si personazhi, Rooney Mara në filmin “Girl With Tattoo Dragon”. Pamja e re evidenton edhe më tepër tiparet e saj.

Por, fansat u zhgënjyen sepse bëhej fjalë vetëm për një paruke. Komentet kanë qenë të shumta dhe ndjekësit e saj e kanë pëlqyer look-un e ri dhe shprehen, se modelja duhet të mendojë të bëjë vërtet këtë ndryshim në pamjen e saj./tvklan.al