Vivian Camaj është një nga modelet më të njohura shqiptare. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, por ndryshe nga herët e tjera ku ka folur për karrierën si modele, këtë herë tregoi për shtatzëninë.

Ajo është tashmë shtatë muajsh shtatzënë dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

“Jam shtatë muajshe tashmë. Jam në qiellin e shtatë dhe po e përjetoj në mënyrë shumë të bukur, më mirë nga ç’e mendoja. E kam djalë, i kam bërë qejfin bashkëshortit, sepse ai donte djalë. Unë në fillim doja vajzë, por edhe me djalë jam e lumtur.

Ne të dy donim të bëheshim prindër, nuk ishte i papritur lajmi i shtatzënisë. Në momentin që e kuptova që isha shtatzënë bashkëshorti im ishte duke ardhur në dhomë dhe unë bërtita duke thënë: Jam.

Dhe ai ngeli. Ishte surprizë për të dy. Ishte lajm që na gëzoi shumë. Tani unë mendoj vetëm për momentin kur do ta mbaj në krahë. Kujdesem shumë gjatë gjithë kohës që të mos abuzoj me gjëra që mund të dëmtoj beben”,

tha Vivian.

Gjatë emisionit ajo po ashtu tregoi se muajt e parë të shtatzënisë kanë qenë të vështira për të, por tashmë ndihet si në “qiellin e shtatë” siç e përshkruan ajo.

“Tre muajt e parë shtatzënia ka qenë e vështirë. Kam patur të vjella dhe gjendje të fikëti. Më pas jam ndjerë shumë mirë. Edhe dy muaj kanë mbetur nga lindja dhe dua të bëj lindje natyrale, por deri në fund do të shikojmë. Që në fejesë ne kishim menduar për emrin e bebes nëse do të ishte djalë. Do jetë një emër që i ngjan emrin bashkëshortit tim, është bërë pak me hile.  Por do ta zbuloj emrin pasi të lindë”

, shtoi modelja.

/tvklan.al