

Modelja mban premtimin, zhvishet nudo pas fitores së Lazio
Aktorja dhe modelja Anna Falchi ka mbajtur premtimin për t’u zhveshur tërësisht nudo nëse Lazio do të fitonte ndaj Romës në derbin e së premtes.
Dhe kështu ndodhi! Ajo u bëri një premtim tifozëve të Lazio se do të pozonte nudo nëse ekipi i tyre i zemrës do të triumfonte. Tifozët mbetën të kënaqur kur ajo mbajti premtimin pas fitores 3 me 0 të Lazio me Romën.
“Çfarë jam e gatshme të bëj nëse Lazio fiton derbin? Jam gati të dal vetëm me maskë. Le të shpresojmë që Lazio të mund të fitojë, nuk do të jetë e lehtë”, kishte shkruar Falchi para ndeshjes.
Anna Falchi, e lindur në Finlandë, filloi karrierën e saj të modelingut përpara se të merrte pjesë në filmin “The Dragon Ring” në vitin 1994. /tvklan.al


