Modelja më e paguar e vitit është Kendall Jenner. 23-vjeçarja për të dytin vit radhazi kryeson listën e revistës Forbes, duke arritur të sigurojë brenda një viti 22.5 milionë dollarë.

Në vendin e dytë renditet Karlie Kloss, me rreth 13 milionë dollarë. Ndërsa vendi i tretë nuk ka një, por dy modele, të cilat kanë arritur të fitojnë 11.5 milionë dollarë. Bëhet fjalë për Chrissy Teigen dhe Rosie Huntington, të cilat edhe përse u bënë nëna, nuk hoqën dorë nga profesioni i modeles.

Në vend të katër, me 10 milionë dollarë në vit renditet Gisele Bundchen, si dhe britanikja Cara Delevigne, me të njëjtat të ardhura. Përsa i përket motrave Hadid, ato fitojnë përkatësisht 9.5 milionë dollarë Gigi dhe 8.5 milionë dollarë Bella. Ndërsa të fundit në listë janë modelet Joan Smalls me 8.5 milionë dollarë dhe Doutzen Kroes me 8 milionë dollarë.

Klan Plus