Modelja publikon fotot intime me 50-vjeçarin



Modelja publikon fotot intime me 50-vjeçarin

07:30 03/07/2020

Modelja australiane Megan Blake Irwin flitej se ishte në një marrëdhënie me ish-aktorin e serialit të njohur Riverdale, Skeet Ulrich megjithatë me disa postime të fundit në rrjetet sociale i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve.

28-vjeçarja ka bërë publike disa pamje të momenteve të saj intime me aktorin 50-vjeçar në krevat. Ai duket pa këmishë ndërkohë që përkëdhel qenin.

“Je më perfekti”, shkruante ajo.

Ndërkohë ndaj modeles kanë vërshuar komente të  ndryshme që nga momenti që flitej se ishte lidhur me një person 22 vite më i madh.

Mirëpo ajo është përgjigjur duke thënë: Dashuria është dashuri. Dëshiroj dhe shpresoj që çdo njeri të gjejë dashurinë e vërtetë në jetë./tvklan.al




Të ngjashme