Një modele 22-vjeçare ka shkaktuar reagime të shumta i me pamjen e saj të jashtme, teksa ka vendosur që të mos heqë vetullat. Sophia Hadjipanteli nga Qipro emigroi në Londër dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shkak të pamjes së saj, 22-vjeçarja thotë se në rrjetet sociale merr fyrje dhe ofendime, madje edhe kërcënime me vdekje.

Në një emision mëngjesi në Britani, Sophia tregoi se është diplomuar për marketing në Universitetin e Maryland, por vazhdon karrierë edhe si modele. Ajo ka pozuar më parë për Vogue Italia, ndërsa thotë se në Instagram ka 292 mijë ndjekës. Megjithatë, 22-vjeçarja shprehet se përpiqet të shmangë komentet negative dhe ngushëllohet me faktin që i dashuri e do për atë që është. I dashuri i saj, Zac Apostolou, është një fotograf që jeton në Londër. Ndërsa 22-vjeçarja ka një kontratë me një agjenci britanike të modelingut. Ajo shpreson se fakti që nuk heq vetullat do të frymëzojë të tjerët dhe do të krijojë një trend botëror.

“Kam qenë gjithmonë e çuditshme me stilin tim të veshjes dhe më pëlqen të ndryshoj pamje. Vetëbesimin që kam nuk e kam bazuar kurrë në faktin se si më kanë trajtuar të tjerët. Sepse në shkollë më kanë ngacmuar për gjëra të tjera që nuk kishin të bënin me pamjen time, por që kisha prindër emigrantë, nuk flisnim anglisht dhe isha më e vogla në klasë”,

tha ajo.

Sophia pranoi gjithashtu se përveç komenteve ofenduese dhe kërcënimeve që merr në rrjetet sociale, edhe në rrugë merr reagime negative.

/tvklan.al