Modelja tregon momentin e sikletshëm kur u rrëzua në pasarelë

BEVERLY HILLS, CA - MARCH 04: Model Naomi Campbell attends the 2018 Vanity Fair Oscar Party hosted by Radhika Jones at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on March 4, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)

Modelja tregon momentin e sikletshëm kur u rrëzua në pasarelë

15:00 10/10/2019

Modelja e njohur,  Naomi Campbell  ka dhënë një intervistë të gjatë për  “British Vogue”, ku ka treguar detaje interesante përgjatë karrierës së saj.

Momentet e sikletshme dhe problemet me veshjet janë të gjitha virale në YouTube. Por ajo ka veçuar një nga episodet më të vështira për të gjatë pasarelës.

Bëhet fjalë për 26 vite më parë, kur modelja ishte pjesë e sfilatës së Vivienne Westwood.

U turpërova, ishte tepër e sikletshme por gjithsesi u ngrita dhe eca para”, tregon modelja duke shtuar se pasi doli nga skena filloi të qeshte me episodin që i kishte ndodhur. Ditën tjetër të gjithë ishin duke shkruar për të dhe madje modeles filluan t’i vinin oferta nga stilistë të ndryshëm që ajo të rrëzohej sërish.

Më dukej e pabesueshme sepse unë nuk u rrëzova qëllimisht dhe përgjigjja ishe absolutisht jo. Nuk ishte ajo mënyra si unë doja të ecja para”.

Por rënia e saj shërbeu si një element i rëndësishëm për karrierën e saj dhe i dha një vëmendje më të madhe sfilatës ku ajo mori pjesë./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT