Në një lidhje Skype për emisionin “Rudina” në TV Klan ishte moderatori Florian Agalliu.

Ai është i martuar me Renisën dhe kanë një vajzë, Mia Flores. Prezantuesi tregon se disa gjëra që ndodhin për keq kanë edhe anën e tyre të mirë sepse e gjithë familja tashmë ka mundësi të kalojë më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Florian Agalliu: Në fakt disa gjëra që ndodhin për keq, ndonjëherë kanë edhe pjesën e tyre të mirë, prej tashmë 13 ditësh ose 14, ne jemi të mbyllur në shtëpi, bashkë me familjen sigurisht. Mia nuk ka dalë fare dhe pjesa e mirë e gjithë kësaj është që ne jemi lidhur shumë më shumë me njëri-tjetrin, kalojmë më shumë kohë bashkë dhe kjo është e mrekullueshme.

Në këto ditë izolimi për shkak të koronavirusit, Agalliu thuajse çdo ditë me vajzën e tij Mia publikojnë video argëtuese dhe gazmore të aktiviteteve që realizojnë si babë e bijë në rrjetet sociale./tvklan.al