Moderatorja Albana Nanaj në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan nga Austria ka treguar gjithçka çfarë ka ndodhur në Vienë një natë më parë.

Nanaj tha se ka qenë shumë afër sulmit dhe në fillim nuk ka kuptuar gjë se çfarë ka ndodhur, por më pas e kishte kuptuar që kishte ndodhur sulmi terrorist sepse kishin nisur sirenat e ambulancave edhe policisë.

Unë kam qenë në metro në fakt, por më pas kam zbritur afër vendit të atentatit. Unë pash që gjithçka ishte shumë e qetë dhe njerëzit ishin nëpër lokale, por më pas filluan sirenat e ambulancave dhe policisë.

Kishte 20 minuta ose 30 minuta që kishte mbaruar atentati, por ne gjendemi duke vrapuar, vraponin dhe ulërinin dhe kërkonin që të futeshin në lokale. Një austriak na tha që të iknim me vrapë, sepse policia po kërkonte për terroristët. Ne më pas u mbyllëm në restorante dhe kemi qëndruar deri në orën 3 e gjysmë të natës të bllokuar”, shprehet Nanaj.

Më tej moderatorja thotë se restorantet kanë qëndruar të mbyllura përgjatë gjithë natës, sepse policia ka kërkuar në çdo cep për terroristët.

Çdo restorant ka qenë i mbyllur me njerëzit brenda, dhe të gjithë kemi qenë të terrorizuar dhe kemi pritur deri sa ka ardhur policia”, shtoi ajo./tvklan.al