Moderatorja Ellen DeGeneres është një ndër më të njohurat në të gjithë botën dhe popullariteti i saj rritet nga viti në vit.

Por sjellja e mirë që ajo pasqyron në ekran nuk është aq e mirë edhe pas kamerave. Stafi që kujdeset si për pamjen por edhe për intervistat me të famshmit, kanë deklaruar se janë përballur me frikë, kërcënim dhe racizëm.

Sipas tyre, Ellen është e sjellshme kur dëshiron dhe transformohet në një tjetër njeri kur ka të bëjë me figura të njohura që ftohen në emision.

BuzzFeed raporton se moderatorja për vite me radhë ka krijuar një mjedis pune mjaft agresiv dhe shumë stresant, aq sa disa prej punonjësve kanë dhënë dorëheqjen.

Punonjësit janë shprehur se madje janë pushuar edhe nga puna si dhe janë kërcënuar prej Ellen kur kanë marrë leje për arsye shëndetësore.

Producentët e emisionit Ed Glavin, Mary Connelly dhe Andy Lassner kanë reaguar për revistën E News se këto pretendime të punonjësve janë vërtetë serioze dhe se do bëjnë të mundur që me mbarimin e pandemisë të krijojnë kushte më të mira.

Në muajin Maj, “Us Weekly” publikoi një artikull ku thuhej se moderatorja e njohur është e lodhur me të gjitha këto komente. Sipas Ellen, njerëzit e bëjnë këtë që ta urrejnë. Deri më tani, DeGeneres as nuk i ka mohuar as nuk i ka pohuar këto zëra në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Klan Plus