Kiara Tito është një nga moderatoret më të njohura të ekranit dhe gjithashtu emër i lakuar në showbizz. Shpeshherë është vënë në qendër të vëmendjes kur flitet për jetën personale të saj edhe pse këngëtarja ka preferuar të mos flasë për këtë pjesë.

Sot në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan moderatorja tregoi se për momentin nuk ka dikë në krah. Ajo shtoi pa dhënë detaje se i ka ndodhur të mos ketë pasur mbështetjen e duhur nga partneri.

“Po të duash dikë e gjen gjithmonë kohën, por gjithmonë qëllon që njëra palë mund të mos jetë aq mbështetëse. Për momentin nuk kam askënd në krahë, por jetës nuk i dihet. Më ka ndodhur që njëra palë të mos jetë mbështetëse në marrëdhënie”,

tha moderatorja.

Ajo po ashtu tregoi se jeta në Shqipëri larg prindërve nuk ka qenë e lehtë për të dhe sa herë i kujton i mbushen sytë me lot.

“Duke qenë se prindërit e mi jetojnë jashtë, sapo i kujtoj më mbushen sytë me lot. Kthimi në Shqipëri ishte sakrificë për mua sepse nuk është aq e thjeshtë të jetosh larg familjes, por më kanë mbështetur dhe nuk më kanë bërë të ndihem keq me zgjedhjet që kam bërë. Aktualisht jetoj vetëm, por në katin e parë të banesës jeton gjyshi dhe gjyshja”,

tha Tito.

/tvklan.al