Moderatorja: Kuptova që nuk jam këngëtare

Posta

Moderatorja: Kuptova që nuk jam këngëtare

18:24 24/09/2019

Hygerta Sako kujton performancën e vitit 1997 në Festivalin e Këngës

Ajo është një ndër vajzat më të bukura të ekranit, e cila tashmë prej 20 vitesh është pjesë e botës së televizionit, e fokusuar kryesisht në moderimin e programeve sportive. Bëhet fjalë pikërisht për moderatoren Hygerta Sako. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, moderatorja na riktheu në kohë teksa kujtoi Festivalin e Këngës të 22 viteve më parë, ku ka kënduar dhe performuar një prej këngëve hit të asaj kohe, “Barbie girl”. Ajo tregoi se kënga ka qenë një ndër ëndrrat e saj të fëmijërisë, por më vonë kuptoi se s’mund të ishte këngëtare. “Të këndosh playback dhe të mjaftohesh me videoklipin e bukur nuk është për kapacitetin tim”, tha Sako ndërkohë që shtoi se nuk ka ndërmend të bëj më gjëra të tilla gjëra.

“Kam kërcyer bashkë me Albi Nakon. Ai krijoi një koreografi sepse mua ma dha truri të këndoja, të kërceja… Isha 20 vjeç dhe në atë kohë kam pasur dëshirë jo vetëm televizionin, por të bëhesha dhe këngëtare. Festivali ishte katër netë, kishte drejtues kryesor Adi Krastën dhe tre vajza. Natën e dytë e prezantoja unë me Adin dhe mendova të bëj diçka në natën time. Drejtor artistik në atë kohë ishte Zhani Ciko, atij i pëlqeu ideja dhe mendoi ta linte si numër special për natën e katërt. Ka qenë 1997-ta dhe ka qenë festivali i parë që filloi të interpretohej “live” sepse më herët ka qenë me regjistrim. Unë mbeta e kënaqur sepse publiku e priti shumë mirë, më duartrokiti sepse deri në atë kohë nuk kishte pasur prezantuese që të këndonin apo performonin. Dhe për shumë vite të tjera njerëzit më pyesnin: “E mban mend Barbie girl?” Ka qenë një improvizim dhe doli bukur dhe mbahet mend edhe sot e kësaj dite. Muzika ishte një nga ëndrrat e fëmijërisë, por kuptova që nuk jam këngëtare. Mund të kem një vesh shumë të mirë muzike, por këngëtare nuk jam. Dhe të këndosh playback dhe të mjaftohesh me videoklipin e bukur nuk është për kapacitetin tim. Hoqa dorë dhe tani nuk kam ndërmend të bëj gjëra të tilla”, tha Sako./tvklan.al    


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi