Në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte e ftuar moderatorja dhe gazetarja, Elona Duro. Fillesat e saj i ka pasur në radio, për të kaluar më pas në television, në disa programe të ndryshme televizive. Elona në studio ka rrëfyer detaje interesante për jetën e saj profesionale, por edhe atë private.

Ajo është e martuar që prej vitit 2017 me Lorenc Gogën, me të cilin ka edhe një djalë, që quhet Tomas dhe është 2 vjeç. Elona tregon se për t’ju përkushtuar tërësisht djalit, ajo u shkëput për gati një vit nga televizioni dhe radio.

Elona Duro: Me thënë të drejtën i dhashë të gjithë kohën e merituar. Nuk mendoja se do kisha arsye më të madhe për të marrë këtë shkëputjen, që e do dhe të duhet. Është i vetmi moment pas 15 vitesh televizion, përditë ai vrapi dhe vrulli i të punuarit në media, mendova se erdhi koha, stop, për ta marrë këtë. Fatmirësisht m’u përgjigjën dhe drejtuesit asokohe, kështu që unë mora tamam lejen siç të takon, 35 ditë përpara lindjes dhe gati një vit pas lindjes. Domethënë u shkëputa edhe nga radio, që tek e fundit radio nuk të do të jesh shumë në formë, për të qenë e pranishme çdo ditë. U shkëputa edhe nga radio, edhe nga televizioni dhe i dhashë gati një vit të plotë Tomas.

Më tej, Elona tregon se djali i saj është rritur sëbashku edhe me një tjetër zonjë, që e mori që në muajt e parë të lindjes së vogëlushit sepse donte që djali të mësohej me atë person kur ajo të kthehej në punë.

Elona Duro: Jo nënë, them e fiskuar non-stop me të. Unë e rrita djalin tim me gjyshen, mamanë time, ose me vjehrrën, mamanë e bashkëshortit tim. Gjithashtu dhe me një zonjë, të cilën e mora që në muajt e parë të ardhjes së tij në jetë sepse e dija që do kthehesha një ditë në punë dhe nuk doja që djali të rrinte me një njeri që do ta kishte prej pak ditësh ose javësh të njohur. Prandaj ai u mësua me të qëndruarit, unë, ajo dhe djali. Derisa në momentin kur u shkëputa, nuk ndjeu ndonjë mungesë të madhe timen se me të njëjtën dashuri dhe përkushtim rritet./tvklan.al