Moderna ka testuar vaksinën e saj tek adoleshentët dhe është vënë re një efikasitet shumë i lartë.

Sipas të dhënave të publikuara nga CNN, kjo vaksinë ka një efikasitet prej 96% tek adoleshentët. Shefi ekzekutiv i Moderna, Stephane Bancel u shpreh se këto janë të dhënat paraprake nga provat e deritanishme.

Prova e Modernës tek adoleshencët, të bëra gjatë studimin të quajtur TeenCOVE, përfshin persona nga 12 deri në 17 vjeç.

Ne jemi të kënaqur të raportojmë të dhënat e para të studimit tonë TeenCOVE,” tha Bancel. Sipas tij këto janë të dhëna fillestare dhe siç u shpreh ai nuk ka pasur probleme tek personat që janë marrë në studim.

Vaksina Moderna aktualisht është e autorizuar për përdorim te njerëzit e moshës 18 vjeç e lart.

Një ditë më parë Pfizer njoftoi se do të niste prodhimin e vaksinën për adoleshentët, por priste vetëm aprovimin nga autoritetet shëndetësore./tvklan.al